image “Hyjnë me hongër bukë, parkohen në trotuar”, qytetari ankohet për veturën zyrtare, thotë se fëmijët po detyrohen të ecin rrugës

Sinjalizime

“Hyjnë me hongër bukë, parkohen në trotuar”, qytetari ankohet për veturën zyrtare, thotë se fëmijët po detyrohen të ecin rrugës

news image

Një zyrtar publik ka zgjedhur që veturën e tij zyrtare ta parkojë mbi trotuar në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Gazetës Sinjali disa fotografi, ku shihet vetura zyrtare e parkuar mbi trotuar, madje edhe afër zebrave që është në kundërshtim me rregullat e trafikut, ku dhe sipas sinjalizuesit e ka vështirësuar edhe më shumë kalimin e rrugës për fëmijët.

Sinjalizuesi thotë se zyrtarët e kanë parkuar veturën aty derisa kanë hyrë për të ngrënë bukë.

Ai është ankuar për këtë sjellje sepse, sipas tij e kanë rrezikuar jetën e fëmijëve në komunikacion, pasi që ata detyrohen të ecin në rrugë sepse trotuari është i bllokuar.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen. /GazetaSinjali/