image Hungaria e befason Francën, i nxjerrë barazim

Futboll

Hungaria e befason Francën, i nxjerrë barazim

news image

Një nga kombëtaret nikoqire të Kampionatit Evropian Hungaria u përball me Francën në ndeshjen e dytë të Grupit F, shkruan Sinjali Sport.

Hungaria e priti në “Puskas Arena” kampionen e botës Francën.

Ky ballafaqim përfundoi baras me rezultat 1-1, duke i marr që të dyja nga një pikë.

Attila Fiola me solo aksionin në fund të pjesës së parë në minutën e 45+2 e kaloi në epërsi vendasit.

Antoine Griezmann barazoi rezultatin me golin e minutës së 66-të, duke qenë e tëra kjo në këtë ndeshje.

Franca me këtë barazim bëhet liderë me katër pikë, ndërsa Hungaria fiton pikën që mund të bëj edhe befasinë që të kaloj grupin në ndeshjen e fundit ndaj Gjermanisë.

Portugalia dhe Gjermania përballen sot, ku me përfundimin e kësaj ndeshje, do të dihen shumë gjëra. /Gazeta Sinjali Sport/