image Humori banal në emisionet e Shqipërisë - ofendojnë kosovarët

Humori banal në emisionet e Shqipërisë – ofendojnë kosovarët

news image

Marina Vjollca ka filluar emisionin e saj më të ri, ‘Klanifornia’. Në emisionin është bërë një skeç që ofendon mjaft shumë shqiptarët e Kosovës.

Në një moment gjatë emisionit, njëra nga aktoret është shfaqur në rolin e luftëtares Shote Galica.

E gjatë minutazhit të saj, derisa ajo ankohej për shumë udhëheqës shqiptarë që nuk ia bënë varrin si duhet, ajo ‘ankohet’ edhe për luftëtarët e luftës së Kosovës.

Ajo thotë se ‘Burrat e Kosovës njihen vetëm për ahengje dhe valle, ndërsa serbit nuk i kanë bërë asgjë tjetër pos që i kanë thurrë këngë dhe lavde”.

Në atë moment publiku madje duartrokiti, ndoshta pa e kuptuar fare se çfarë tha aktorja./Gazeta Sinjali/