image Humbi zgjedhjet, kryeministrja suedeze paralajmëron dorëheqjen

Botë

Humbi zgjedhjet, kryeministrja suedeze paralajmëron dorëheqjen

news image

Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson e pranoi humbjen dhe njoftoi se do të japë dorëheqjen pasi opozita dukej e gatshme të shënonte një fitore në një nga zgjedhjet më të afërta ndonjëherë në vendin më të madh nordik.

Andersson, u bë kryeministrja e parë grua e vendit vitin e kaluar, u tha gazetarëve në Stokholm se do të dorëzojë dorëheqjen nesër në mëngjes.

Sipas rezultateve pothuajse përfundimtare me vota të numëruara nga më shumë se 99% e qendrave të votimit, koalicioni i djathtë/ekstrem i djathtë i udhëhequr nga konservatori Ulf Kristerson merr 176 vende, krahasuar me 173 për koalicionin e majtë të udhëhequr nga Anderson.

Magdalena Anderson pranoi humbjen e së majtës dhe fitoren e koalicionit të së djathtës dhe të djathtës ekstreme në zgjedhjet parlamentare, pasi numërimi i votave pothuajse përfundoi.

Magdalena Anderson është liderja që mori vendimin për të aplikuar futjen në NATO të Suedisë.

/GazetaSinjali/