image Humbi foshnjën 4 muajshe dhe mbeti 5 muaj në koma, 28-vjeçarja ka nevojë për ndihmën tuaj

Sociale

Humbi foshnjën 4 muajshe dhe mbeti 5 muaj në koma, 28-vjeçarja ka nevojë për ndihmën tuaj

news image

28-vjeçarja nga Komuna e Podujevës, Rina Latifi-Jaha si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur gjatë vitit të kaluar, ka pësuar lëndime të shumta trupore, për të cilat Fondacioni Humanitar “Avni Hyseni” ka bërë thirrje që të ndihmohet për shërim jashtë vendit.

28-vjeçarja në momentin e aksidentit ishte shtatzëne në muajin e 4-të, ndërsa për 5 muaj qëndroi në koma.

”Për 5 muaj ka qenë në gjendje kome. Gjatë kësaj periudhe e ka humbur beben në muajin e 4-të të shtatzanisë. Ndonëse nuk kishte asnjë shpresë për të jetuar, por falë Zotit ka arritur ta tejkalojë gjendjen e komës, por sfida e ardhshme është të arrijë të ecë. Kurse tani për ta fituar këtë betejë Rina Latifi kërkon ndihmën e secilit. Familja Latifi nga fshati Pollatë kërkon ndihmë nga shqiptarët ku do që janë për sherimin e vajzës së tyre”, thuhet në apelin për ndihmë.

Për shkak të lëndimeve të thella që i ka, potencohet se shërimi në Kosovë është i pamundur, ndërsa nevojitet trajtim adekuat jashtë vendit.

”Spitali në Turqi ‘Mamorial Sisli Hastanesi’ që trajton rastet e ngjashme kërkon 67 mijë euro, ndersa shpresa e vetme e familjes mbetet tek personat e vullnetit të mirë. Familja Latifi është mirënjohës për secilën ndihmë që dhurohet për shërimin e vajzës së tyre”.

Për këtë arsye është hapur një llogari në Gofoundme dhe për të kontribuar duhet të klikoni këtu.

Llogaria bankare e babait (Tafil Latifi) në TEB bank:
IBAN: XK05 2035000090222032
Swift Code: TEBKXKPR

Wester Union, Moneygram dhe Ria dergoni te:
Tafil Latifi (babai) +38344319786
Besim Latifi (vëllau) +38344518581

/GazetaSinjali/