Një person gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë në Prizren, pasi që ishte rrokullisur me traktor raporton Gazeta Sinjali.
Siç bëhet e ditur nga policia, i ndjeri, gjatë punës në një vend malor ishte rrokullisë me traktor dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Pasi që në vendin e ngjarjes kishin dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor, mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion dhe rasti është nën hetime.
Rasti ka ndodhur gjatë pasdites së djeshme rreth orës 16:00, në Prizren. /GazetaSinjali/