image Humb nga City thellë, tifozët e Brugge rrahën një të Manchesterit, i cili ka përfunduar në kome

Futboll

Humb nga City thellë, tifozët e Brugge rrahën një të Manchesterit, i cili ka përfunduar në kome

news image

Manchester City e kreu detyrën, duke fituar me rezultatin e thellë 1-5 në udhëtim ndaj Club Brugge, por udhëtimi në Belgjikë ka rezultuar fatal për një nga tifozët e tyre.

Bëhet fjalë për 63-vjeçarin Guido De Paow, i cili u dhunua barbarisht nga disa tifozë të Brugge, në një stacion shërbimi në qytetin belg dhe aktualisht ka përfunduar në spital, në gjendje kritike për jetën.

Policia belge ka raportuar ngjarjen dhe ka thënë se për këtë rast janë vënë në pranga 5 persona, ndërsa djali i 63-vjeçarit anglez konfirmon se babai i tij është në gjendje kome në spitalin e qytetit.

Ndërkohë “Manchester Evening News” raporton se sherri mes palëve ka ndodhur për një shall, të cilin tifozët belgë ia morën anglezit 63-vjeçar për ta shkelur me këmbë, por ky i fundit kishte tentuar ta rimarrë sërish.  /Gazeta Sinjali Sporti/