Një 24-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident automobilistik të ndodhur rreth orës 23.30 të mbrëmjes së djeshme në qytetine e Imola, në Itali.
Agjencia e lajmeve Ansa shkruan se i riu shqiptar po udhëtonte si pasagjer në një automjet tip Mercedes CLK, i cili pas një devijim të papritur, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë.
Nuk dihen ende shkaqet se pse drejtuesi humbi kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga interurbane.
24-vjeçari, i cili ishte në sediljen e djathtë të përparme, u nxor pa jetë nga ekipet e shpëtimit.
Ndërkohë që shoferi, një 23-vjeçar shqiptar dhe një 19-vjeçar me origjinë rumune që ndodhej në sediljet e pasme mbetën të plagosur.
Shkaqet dhe dinamika e saktë e aksidentit po hetohet nga Policia Vendore e Imolës.