Një person ka humbur jetën në fshatin Izbicë të Skenderajt.
Policia njofton se viktima dyshohet se ka rënë në një pus (bunar).
“Viktima mashkull K/Shqiptar me (aftësi të kufizuara mentale) dyshohet se ka rënë në një pus (bunar) dhe për pasojë ka mbetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës, në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti duke u hetuar./Gazeta Sinjali/