image Humb jetën një person në Bjeshkët e Nemuna, ShKShMK del me njoftim

Sociale

Humb jetën një person në Bjeshkët e Nemuna, ShKShMK del me njoftim

news image

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se sot pas disa orësh kërkim kanë gjetur personin e zhdukur D.B, pa shenja jete, afër burimit të ujit të Majës së Kopranikut në Bjeshkët e Nemuna, raporton Gazeta Sinjali.

Siç bën të ditur ShKShMK, kërimi për të kishte filluar qysh në orët e para të mëngjesit, pasi kishin pranuar një thirrje telefonike nga një i afërm i viktimës.

“Sot me datë 24 korrik 2023, ShkKshMK rreth orës 06:00 të mëngjesit pranoi një thirrje nga një i afërm i një personi i cili kishte dalur për ecje rekreative bashkë me një familjar tjetër të tij drejtë Majës së Kopranikut – bjeshkët e Nemuna regjioni Pejë.

Shumë shpejt anëtarët e stacioni të ShKShMK në Pejë koordinohen me emergjencat dhe Policinë e Kosovës stacioni rajonal i Pejës dhe nisen drejt vendit të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga Policia e Kosovës dhe konsultimit me prokurorin e shtetit, ShKShMK filloi bartjen e viktimës deri te ekipi mjekësor, i cili konstatoi edhe vdekjes e viktimës si pasojë e arrestit kardiak.

“Viktimën mashkull me inicialet D.B. sipas edhe informatave të mëparshme shpëtuesit tanë e gjejnë afër burimit të ujit që gjendet afë majes në 2000m/Lmd pa shenja jete. Pas ekzaminimeve të vendit të ngjarjes nga ana e Policisë dhe me konsultim edhe te prokurorit të shtetit, shpëtuesit tanë filluan bartjen e viktimës deri ne vendin ku edhe ka mundur te arrij ekipi mjekësor të cilët pas ekzaminimit të viktimës konstatojnë vdekjen si pasoje e arrestit Kardiak.

Shpëtuesit tanë bënë bartjen e viktimes në një teren te vështirë për bartje dhe më pas viktimën e dorezojnë ne spitalin e qytetit te Pejës për ekzaminime te mëtutjeshme”, thuhet ndër tjera.

Në fund, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës i ka shprehur ngushëllime amiljarëve dhe miqve të viktimës.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0269fKM4xJTZWsq6KHgFYNRNAVYmoiirVEf4BPLwGpJj5MauStQQkbANCaub3iW2Gql&id=100070733594610&cft[0]=AZX_blRg6SyBNOXZdAgfDDe3wcLkdHSKy_su698B6tOkQ6KZUEdRiuhFoMaORf1j69I2EP3bz62Lwb6b7sc_YTkJefDnkugDOYyqnD5OCEA9wfI-ADjpPS68UWd7UZ6d8aF35xMir-WIYbHDnIuANEQX6olW1HSG4rO6yDy9col4TW-n446qUy_0ySb6BvUczJE&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/