Florent Kurtolli nga Prishtina është edhe i riu që ka vdekur sot si pasojë e infektimit me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e Florentit, përderisa arsyen se ai ka vdekur nga koronavirusi është bërë e ditur nga shoqëria e tij.
Familjarët gjithashtu kanë dhënë detaje për varrimin e tij i cili do të mbahet nesër në lagjen Arbëria në Prishtinë.
Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit numri i viktimave është rritur duke përfshirë këtu edhe disa të rinj. /GazetaSinjali/