image Humb betejën me sëmundjen, vdes gazetarja e njohur

Rajon

Humb betejën me sëmundjen, vdes gazetarja e njohur

news image

Një ndër gazetaret më të njohura në Itali, por edhe e njohur në vendin tonë Nadia Toffa është ndarë nga jeta. Ajo nuk ka mundur ta fitojë betejën me sëmundjen e rëndë nga e cila vuante.

Në vendin tonë ajo ishte shumë e njohur për emisionin “Le Iene”. Gazetarja është ndarë nga jeta në moshën 40-vjeçare.

Ajo kishte fituar shumë beteja në jetë, por betejën me sëmundjen e pashërueshme nuk mundi ta fitonte.

Redaksia e “Le Iene-s” ka shkruar:

Luftove me kokën lart, me buzëqeshje, me dinjitet, duke shpalosur tërë forcën tënde, deri në fund, deri sot. Ndoshta dikush mund të mendojë se t’i humbe, por kush ka jetuar si ty, nuk mund të humbasë kurrë.”

Gazetarja ikonë e televizionit italian u diagnostikua me sëmundjen e rëndë në dhjetor të vitit 2017. Ajo bëri edhe një operacion dhe kimioterapi por nuk ia doli.