image ‘Hulk iranian’ shfaq metoda të dyshimta stërvitore përpara luftës së tij me ‘Titan Kazak’

Sporte Luftarake

‘Hulk iranian’ shfaq metoda të dyshimta stërvitore përpara luftës së tij me ‘Titan Kazak’

news image

“Hulk iranian”, emri i vërtetë Sajad Gharibi po përgatitet për luftën e tij të ardhshme kundër “Titan Kazak” duke goditur pajisjet e palestrës pa pajisje në duar.

Gharibi, i cili lufton me Djumanov Almat Bakhytovich më 31 korrik në Dubai, është i njohur për metodat e tij jokonvencionale të stërvitjes. Kur ai ishte planifikuar të luftonte me “Njeriun më të frikshëm në planet”, Martyn Ford në fillim të këtij viti, ai postoi video të tij duke goditur me grushte në muri gjatë stërvitjes, duke bërë ushtrime për formësim të muskujve dhe duke lakuar një shufër metalike.

I forti iranian ka vazhduar seancat e tij të çuditshme stërvitore për debutimin e tij në boks kundër Bakhytovich në fund të këtij muaji, duke postuar një video të tij duke grushtuar një peshë në një shufër.

Gharibi, i cili ka pothuajse një milion ndjekës në Instagram, do të përballet me Bakhytovich për katër raunde nga dy minuta secili.

Bakhytovich adresoi pabarazinë në popullaritet mes tij dhe Gharibit duke shkruar: “Shumë njerëz thonë se nuk e dinë kush jam unë, por ata do të shohin më 31 korrik se kush është Titani Kazak, fuqia ime. Unë do të bëj histori duke fituar dhe duke e bërë atë shfaqjen më argëtuese që ka qenë në Dubai. Kur ta fitoj këtë luftë, dua të luftoj me Fedor (Emelianenko) në Almaty dhe të sjell luftën më të madhe në vend”.

Gharibi postoi pak pamje të tij duke boksuar përpara se lufta e tij me Fordin të anulohej në prill. Tifozët e kanë tallur më parë për metodat e tij të dyshimta të stërvitjes dhe iraniani madje ka pohuar se është stërvitur në temperatura nën zero.

/GazetaSinjaliSporti/