image Nënkryetari i Prizrenit thotë se mund të kryhet numër i madh testimesh për COVID-19 me ndryshim të metodës

Shëndetësi

Nënkryetari i Prizrenit thotë se mund të kryhet numër i madh testimesh për COVID-19 me ndryshim të metodës

news image

Nënkryetari i Prizrenit Visar Shehu, ka thënë se numri i testimeve për koronavirus është i vogël, dhe se Prizreni mund të kryej një numër të madh testimesh me metodën IgG/IgM.

“Mendoj që do të duhej të rritej numri i testimeve gjithandej në Republikën e Kosovës por edhe në Komunën e Prizrenit. Ndoshta duhet me ndërruar edhe metodën e testimit IgG/IgM e cila, njëra na tregon nëse jemi të infektuar dhe tjetra na tregon për historikun”, tha Shehu.

Ai ka theksuar se Prizreni zotëron dy aparatura që mund të kryej shërbimin e testimeve.

“Kujdesi parësor në Prizren i zotëron dy aparatura që mundem me bo një shërbim të tillë, megjithatë ne nuk jemi Institut. Nëse na lejohet neve, ne do të mund të bënim numër të madh testesh dhe do ta kishim një pasqyrë sa më reale se sa është imun popullata. Natyrisht po flas  për metodën PCR por po flas për metodën përmes imunologjisë.

Ndërkaq, sa i përket gjendjes së të infektuarve në Prizren, Shehu tha se është realativisht e mirë dhe se mesatarisht numri i të infektuarve për ditë është 5 ose 6.

“Gjendja e të infektuarve në Prizren është relativisht e mirë sepse në kohët e fundit nëse e marrim një mesatare të të infektuarve i bie që rreth 5 ose 6 persona mesatarisht në ditë rezultojnë pozitiv në komunën e Prizrenit. Por numri i testimeve nuk është shumë i madh në komunën e Prizrenit. Dje më 4 korrik kemi marrë rezultatet e datës 1 dhe 2 të këtij muaji”, tha Shehu në Dukagjin./ Gazeta Sinjali/