image Hoxhaj: Të gjithë po i bashkon frika nga PDK-ja

Kosovë

Hoxhaj: Të gjithë po i bashkon frika nga PDK-ja

news image

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se frika e humbjes nga Partia Demokratike e Kosovës është duke i bërë bashkë partitë e tjera politike në koalicione parazgjedhore.

Në një shkrim në profilin e tij në FB, nënkryetari i PDK-së, Hoxhaj, ka deklaruar se në panik për të siguruar vota, partitë po i harrojnë e neglizhojnë edhe programet e tyre politike si dhe qasjet e ndryshme për shtetndërtimin e Kosovës.

Postimi i plotë i Enver Hoxhajt në Facebook:

“Afrimi i zgjedhjeve ka shpërfaqur hapur frikën e partive politike prej mbështetjes që po i japin qytetarët PDK-së. Në panik për të siguruar sa më shumë vota, ato po harrojnë e neglizhojnë edhe programet e tyre politike si dhe qasjet e ndryshme për shtetndërtimin e Kosovës dhe po nxitojnë të krijojnë koalicione edhe me partitë me orientime programore të kundërta.

Ndoshta kështu e zbusin frikën që e kanë nga forca dhe stabiliteti i PDK-së!

Qytetarët e kanë dëshmuar se kanë kulturë demokratike. Ata i kuptojnë dhe analizojnë qëllimet e synimet dhe mbesin besnikë të atij subjekti i cili po ashtu iu qëndron besnik atyre, si në orientim programor, si me forcën për të sjellë edhe vendime të rënda, afatgjate dhe të mira për vendin!

Prandaj PDK vazhdon të jetë forcë bindëse dhe e palëkundur. Votuesi i beson PDK-së dhe PDK i beson votuesit të vet!

Kjo lidhje e fuqishme i tmerron partitë tjera. Kjo lidhje e bën të pashmangshme dhe të paevitueshme fitoren e besimit të qytetarëve!