image Hoxhaj: VV-ja është model autoritar i shamijave të kuqe

Hoxhaj: VV-ja është model autoritar i shamijave të kuqe

news image

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike, Enver Hoxhaj, sot gjatë tubimit në Prizren, ka deklaruar se partia e tij është model për qeverisje, për rimëkëmbje, për rritje të pagave dhe krijimit të vendeve të punës.

Para elektoratit prizrenas, Hoxhaj ka thënë se qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë edhe qeverisje e keqe, duke kritikuar kryetarin Mytaher Haskuka, që s’ka arritur as ta largojë bërllokun e qytetit.

Në këto zgjedhje ka dy modele, një model është rimëkëmbja e që është aleancë politike me qytetarin dhe një model tjetër, modeli i Vetëvendosjes i cili është model autoritar i shamijave të kuqe, është model i keqqeverisjes në nivel lokal. Haskuka nuk ka qenë në gjendje as ta heq bërllokun e leje të qeveris, ai s’ka qenë në gjendje as qentë endacak t’i largojë nga rruga, prandaj dy modele janë në këto zgjedhje. Po shihni që kryetarët e komunave i fyen i shajnë e ofendojnë kryetarët e Kosovës dhe e keni modelin e Partisë Demokratike, modeli i rimëkëmbjes që nënkupton rritje të pagave, krijim të vendeve të punës”, ka thënë Hoxhaj./GazetaSinjali/