image Hoxhaj uron Shqipërinë për anëtarësimin në KS të OKB-së: Do ta bëjë zërin e Kosovës më të fortë

Politikë

Hoxhaj uron Shqipërinë për anëtarësimin në KS të OKB-së: Do ta bëjë zërin e Kosovës më të fortë

news image

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar Shqipërinë për zgjedhjen e saj si anëtare në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoxhaj krahas kësaj ka shtuar se ky anëtarësim do ta bëjë më të fuqishëm zërin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Urime Shqipërisë për zgjedhjen si anëtare të Këshillit të Sigurimit. Kjo është një arritje e madhe për Shqipërinë dhe diplomacinë e saj të fortë. Bravo Edi Rama, kjo do ta bëjë zërin e Kosovës më të fortë në Kombe të Bashkuara”, ka shkruar ai.

Shqipëria është zgjedhur anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me një mandat dy vjeçar, nga votat e 175 vendeve anëtare prej gjithsej 190 që morën pjesë në votim. /Gazeta Sinjali/