image Hoxhaj thotë se Kurti “ka talent për ta reklamuar veten” – Program i dobët qeverisës

Politikë

Hoxhaj thotë se Kurti “ka talent për ta reklamuar veten” – Program i dobët qeverisës

news image

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti se nuk ka arritur ta menaxhojë si duhet procesin e vaksinimit dhe pandeminë, duke thënë se kjo seancë e jashtëzakonshme, nuk do duhej ftuar sot për shkak se sipas tij, s’ka nevojë të jetë e jashtëzakonshme.

Hoxhaj ka thënë se Kurti ka talent për ta reklamuar veten.

“Ftesa e kryeministrit për ta prezantuar programin në një seancë të jashtëzakonshme dy muaj pas marrjes së mandatit nuk ka të bëjë me urgjencë. Kjo seancë dite ishte e zakonshme nëse do të mbahej në fund të marsit. Kjo urgjencë do të duhej të ishte në trajtimin e situatës me pandeminë. Pamjet e të moshuarve tanë duke u shtyrë për një vaksinë flet se vendi po shkon drejt një katastrofe humanitare”, ka thënë ai.

Hoxhaj ka thënë se programi qeverisës nuk ka plan veprimi, është i dobët dhe i kotë.

“Programi që e keni para jush nuk ka plan veprimi, objektivat nuk përkthehen në aktivitete konkrete nuk ka afate kohore dhe as planifikime buxhetore. Është programi më i dobët dhe më i kotë. Albin Kurti kishte krijuar bindjen se sa të udhëheqë qeverinë do ta bënte transformimin e madh falë programit politik në fakt kjo ka të bëjë me diçka tjetër, çdo demagog dhe populist e ka talentin e veçantë me i bo reklamë vetës dhe këtë talent e ka edhe Albin Kurti”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/