image Hoxhaj: Tek Kurti sot kam parë më shumë njeriun sesa vetëdijen politike

Politikë

Hoxhaj: Tek Kurti sot kam parë më shumë njeriun sesa vetëdijen politike

news image

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka folur para deputetëve në seancën e jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë Kurti, shkruan Gazeta Sinjali.

Në fjalën e tij, Hoxhaj u shpreh se Kurti gjatë shpalosjes së planprogramit të tij i kishte harruar disa tema që për të ishin shumë aktuale para se të fitonte zgjedhjet.

“Një ekspoze që ne e morrëm, dhe në atë ekspoze nuk pashë plane konkrete kur sigurohen vaksinat dhe si mund të ndodh vaksinimi i popullatës, nuk dëgjova as një politikë të fortë ekonomike nuk e pashë arsimin si një projekt i zhvillimit kolektiv çka kam pritur që do ta shihja dhe nuk e pashë Politikën e Jashtme si një projekt strategjik por nuk e pashë at që u prezantua si tranzicioni i madh por përsëri e pashë njeriun sesa vetëdijen politike”, tha Hoxhaj.

Sipas Hoxhaj, gjatë seancave të kaluara kur Kurti ishte në opozitë, tek ai më shumë kishte parë vetëdije politike sesa njeriun, por që tashmë është parë e kundërta tek ai.

“Unë e njoh gjatë dhe kam pasur mundësinë që të bashkëpunojë me Kurtin, ajo qka kam dëgjuar është që më shumë se kam parë tek ky vetëdijen politike për tema për të caktuar sesa njeriun, ndërsa sot e kundërta”, tha ai.

Po ashtu Hoxhaj u shpreh se do të votojnë kundër Qeverisë Kurti si një përmbajtje si program por edhe si qasje, teksa shtoi se janë të shqetësuar për urgjencën e formimit të Qeverisë menjëherë pas zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit.

“Arsyeja e fundit është pse urgjenca e menjëhershme e krijimit të qeverisë dhe pse sot konstituimi i menjëhershëm i Qeverisë. Është detyrë e juaja z.Kurti si njeriu që keni fituar zgjedhjet të jeni kryeministër i qytetarëve të Kosovës dhe unë mendoj që qasja për ta zgjedhur sot qeverinë pa e zgjedh presidentin vendi po hyn në një fazë të re të jostabilitetit. Ne si PDK që të votojmë kundër jush si përmbajtje si program dhe si përbërje por edhe si qasje dhe këtë rol do ta ushtrojmë edhe në të ardhmen edhe aty ku duhet të ushtrohet nga një parti opozitare”, shtoi Hoxhaj. /Gazeta Sinjali/