Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas shkrimit të gazetarit Tim Judah, në gazetën “The Economics” për shtimin e armatimit nga ushtria serbe.
Me shtimin e armatimit, sipas Judah do të rritet edhe buxheti për ushtrinë për më shumë se 70 për qind.
Hoxhaj, në Twitter ka shkruar se Rusia dhe Serbia po kërkojnë kthimin e historisë së dhunës në Ballkan.
“Rusia dhe Serbia përmes përfaqësuesit të tyre Dodik po kërkojnë kthimin e historisë së dhunës! Kjo është pasoja e garës së armatimit në Ballkan! Blerja e armëve nga Serbia dhe Republika Srpska në Bosnje duke krijuar ushtrinë e saj, do të zëvendësojë bashkëpunimin e dobët rajonal me konfrontim të fortë!”, ka shkruar ai.