Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj sulmit që serbët e kanë bërë gjatë ditës së sotme ndaj Konsullatës së Kosovës në Danimarkë.
Hoxhaj përmes rrjetit social, Twitter ka thënë se ata mund ta dëmtojnë emblemën e Kosovës, por jo atë që ajo përfaqëson.
“Vandalët serbë sulmuan sot Konsullatën e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Danimarkës. Ata mund të dëmtojnë emblemën tonë, por jo atë që përfaqëson. Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe demokratik që nga viti 2008. Serbia dhe huliganët e saj më mirë të mësohen me këtë realitet”, ka shkruar ai./Sinjali/