image Hoxhaj: Qeveria Kurti ka nisur betejë të dhunshme me kryetarin e Kamenicës, duke përdorur nxënësit

Arsim

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka nisur betejë të dhunshme me kryetarin e Kamenicës, duke përdorur nxënësit

news image

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se vendimi i Ministrisë së Arsimit për rikthimin e nxënësve të fshatrave të Kamenicës në shkollat e mëparshme, është betejë e dhunshme me kryetarin e Kamenicës, raporton Gazeta Sinjali.

Ai thotë se Qeveria Kurti po i përdor nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit në betejën e saj kundër Qëndron Kastratit.

“Qeveria e Albin Kurtit ka nisur betejë të dhunshme me kryetarin e Kamenicës që po ashtu u zgjodh nga VV, duke përdorur nxënësit, prindërit dhe mësuesit e Kamenicës si fushëbetejë për inate e ego të sëmura pushteti”, shkroi ai në Facebook.

Hoxhaj thotë se policia atje sot ka përdorur sprej ndaj banorëve, të cilët thotë se po e mbrojnë shkollën nga mbyllja.

“Në vend që kryeministri e ministrja e Arsimit të ulen me kryetarin e Komunës e të gjejnë zgjidhje për hapjen e shkollave në Kamenicë, ata po i përdorin nxënësit për të krijuar drama para zgjedhjeve lokale“, shkroi tutje ai, duke shtuar se nxënësit duhet të kthehen në shkolla, ndërsa institucionet duhet të krijojnë kushte më të mira për ta./Gazeta Sinjali/