image Hoxhaj premton se do të rindërtohet çdo shtëpi në Veri

Politikë

Hoxhaj premton se do të rindërtohet çdo shtëpi në Veri

news image

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka premtuar sot se çdo shtëpi në Veri do të rindërtohet, transmeton Gazeta Sinjali.

Hoxhaj gjatë një vizite në fshatin Suhodoll të Veriut, tha se për familjet shqiptare që duan të kthehen në pronat e tyre në veri do të ndahen fonde për t’u rindërtuar shtëpitë.

“Në Mitrovicën e Veriut, aty ku para 21 vjetësh, më 3 dhe 4 shkurt 2000, u vranë 10 shqiptarë, u plagosën 25 dhe mbi 10 mijë u shpërngulën, pas dhunës dhe terrorit serb në sy të ndërkombëtarëve. Ne do të jemi zëri i tyre dhe do të gjejmë rrugë për të vendosur drejtësi. Ndërsa, për familjet shqiptare që jetojnë aktualisht në veri apo që duan të kthehen në pronat e tyre, #Rimëkëmbje do të ndajë edhe fonde për rindërtimin e shtëpive, për zhvillimin e bujqësisë, për punësimin dhe krijimin e ndërmarrjeve të vogla si biznese familjare. Ne po vazhdojmë atë që e nisi Hashim Thaçi, Bajram Rexhepi e Ali Kadriu, me përkrahjen edhe të Kadri Veselit. Çdo shtëpi do të rindërtohet në veri. Ky është synimi jonë dhe vetëm me PDK-në në qeverisje këto plane jetësohen”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

/GazetaSinjali/