Ish-ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj ka kritikuar pushtetin për politikën e jashtme, duke e quajtuar dështim.
Deputeti i PDK-së nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shkruar se një kaos qëndrimesh, kërcënimesh dhe gabimesh i një politike të jashtme shterpe tregojnë që Kosova po udhëhiqet nga dështimi në dështim. Për dy vjet, Kosova nuk ka marrë asnjë njohje të vetme.
Më tej Hoxhaj, thekson se përkundrazi, Serbia është duke e goditur kudo Kosovën. Nga goditja kundër sovranitetit të brendshëm në veri në fundvit tani po i shtohet edhe rrudhja e sovranitetit të jashtëm në fillimvit, me një listë pretendimesh për çnjohje të Kosovës.
“Sa kam qenë minister i Jashtëm, zyrtarisht Kosovën e kishin njohur 115 shtete, ndërsa sot, qeveria duhet te sqarojë nëse janë të vërteta pretendimet se Kosovës i janë hequr disa njohje. Ka të bëjë me interesin vital të Kosovës që të tregohet nëse këto pretendime janë të vërteta dhe përgjegjësinë e mbajnë Presidentja, Kryeministri dhe ministrja e Jashtme për këtë dështim”, tha Hoxhaj.