image Hoxhaj i qahet ambasadorit amerikan: Gjendja në Kosovë është e rëndë, PDK po e përcjell me shqetësim

Kosovë

Hoxhaj i qahet ambasadorit amerikan: Gjendja në Kosovë është e rëndë, PDK po e përcjell me shqetësim

news image

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një bisedë me Ambasadorin e SHBA-së, Philipp Kosnett.

Siç thuhet në komunikatën e kësaj partie, Hoxhaj dhe Kosnett kanë diskutuar për situatën aktuale në vend – përballjen me pandeminë dhe pasojat që ka sjellë ajo në ekonomi.

“PDK si parti opozitare dhe si parti shtetformuese ka treguar një qasje konstruktive në raport me çdo proces politik. Situata e Kosovës është e rëndë dhe PDK është duke e përcjellë me shqetësim të vazhdueshëm qasjen e qeverisë karshi menaxhimit të pandemisë dhe krizës ekonomike”, citohet të ketë thënë Hoxhaj.

Ndërkohë që Hoxhaj shpreh shqetësim për gjendjen ekonomike të tanishme të vendit për shkak të pandemisë, deputetët e kësaj partie nuk po e votojnë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Shefi i Grupit Parlamentar i kësaj partie, Bedri Hamza, ka propozuar që tërheqja e 10 për qind të Trustit të votohet veçmas./Gazeta Sinjali/