image Takimi lamtumirës/ Osmani e dekoron ambasadorin Kosnett me urdhrin ‘"Dr. Ibrahim Rugova"

Politikë

Takimi lamtumirës/ Osmani e dekoron ambasadorin Kosnett me urdhrin ‘”Dr. Ibrahim Rugova”

news image

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, shkruan Gazeta Sinjali.

Presidenca njoftoi se gjatë këtij takimi, Osmani e ka dekoruar ambasadorin Kosnett me urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”, për kontributin e dhënë në ndërtimin e paqes dhe zhvillimit të demokracisë në vend.

“Duke e falënderuar për punën e palodhshme dhe angazhimin jashtëzakonisht aktiv gjatë misionit të tij në vendin tonë, presidentja Osmani tha se puna e ambasadorit Kosnett dhe të stafit të tij janë po ashtu kontribuuese të rëndësishme në drejtim të mbajtjes së Kosovës lartë në agjendën e politikës së jashtme të ShBA-ve”, thuhet në kumtesën e Zyrës së Presidentes.

Në këtë takim, palët citohen të kenë diskutuar për raportet e thella strategjike mes dy vendeve.

Sipas, të parës së vendit, Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë janë në një etapë të re të bashkëpunimit bilateral, e cila, thotë ajo, krijon mundësi të jashtëzakonshme për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në vitet në vijim.

“Me këtë rast, ambasadori Kosnett shprehu mirënjohjen e thellë për vlerësimin e punës së tij dhe konfirmoi se raporti në mes të Kosovës dhe ShBA-ve do të jetë përherë i fort dhe i pakontestueshëm”, thuhet tutje në kumtesë.

“Në takim palët vlerësuan lart edhe faktin se raporti në mes të dy vendeve tona po zhvillohet gradualisht me një dinamikë të re e premtuese, ku Kosova po bëhet gjithnjë e më shumë partner aktiv dhe kontributdhënës në procese të ndryshme strategjike. Në këtë kontekst, u apostrofua vendimi i fundit i institucioneve kosovare për mikpritjen e qytetarëve afganë, angazhimin e FSK-së në misione paqeruajtëse krah ushtrisë amerikane, si dhe angazhimi aktiv i Kosovës në luftën ndaj terrorizmit”, përfundon njoftimi./Gazeta Sinjali/