Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se slogani në këto zgjedhje i partisë është #Rimëkëmbja, raporton Gazeta Sinjali.
Enver Hoxhaj në një konferencë për media theksoi se Kosova, është përballur në vazhdimësi me po këtë temë, rimëkëmbjen.
Hoxhaj ka ftuar partitë politike t’i prezantojnë programet e tyre qeverisëse, derisa ka ftuar kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin, në gjashtë debate.
Pesë debate tha se do të jenë për tema të caktuara, dhe i fundit, më 12 shkurt, për të gjitha temat që prekin vendin.
“E ftoj z.Kurti në debate. Gara në këto zgjedhje është vetëm mes PDK-së dhe VV-së. Le ta shohin qytetarët kush e ka programin më të mirë. 1 debat për ekonomi, 1 për shëndetësi, 1 sundimin e ligjit, 1 për arsim dhe 1 debat për politikën e jashtme. Të gjashtin, më 12 shkurt për të gjitha temat e mundshme”, u shpreh Hoxhaj.