image Hoxhaj e quan Kurtin "lider autoritar" pasi ia refuzoi ftesën për debat

Politikë

Hoxhaj e quan Kurtin “lider autoritar” pasi ia refuzoi ftesën për debat

news image

Kryetari në detyrë dhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Enver Hoxhaj, e ka quajtur kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, “lider autoritar”, për shkak se ky i fundit e refuzoi ftesën e Hoxhajt për debate televizive, raporton Gazeta Sinjali.

“Vetëm liderët autoritarë i refuzojnë debatet. Vetëm liderët autoritarë i fshehin qëllimet e tyre. Vetëm liderët i marrin rezultatet e zgjedhjeve të mirëqena para se ato të ndodhin. Albin Kurti na tha se nuk dëshiron të debatojë me ne, sepse i ka fituar zgjedhjet. Por më lejoni t’i them atij një gjë, në demokraci zgjedhjet vendosen prej qytetarëve, jo prej politikanëve”, tha Hoxhaj në ceremoninë e prezantimit të programit të kësaj partie për rimëkëmbje ekonomike.

Kujtojmë që Hoxhaj e ftoi Kurtin në pesë debate televizive për tema të caktuara, ndërkaq më 12 shkurt në një debat për të gjitha temat e mundshme.

“Gara e partive tjera është për vendin e dytë, e as unë e as zonja presidente nuk kemi çka kërkojmë në atë garë”, deklaroi Kurti të enjten para gazetarëve në një konferencë për media kur u pyet nëse do ta pranojë këtë pjesë./Gazeta Sinjali/