Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka komentuar marrëveshjen ekonomike të nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë në Washington, transmeton Gazeta Sinjali.
Hoxhaj tha se në këtë marrëveshje ishte edhe pika e dhjetë që parashihte njohjen e Kosovës nga Serbia, por sipas tij, kjo është hequr, pasi delegacioni kosovar i udhëhequr nga Avdullah Hoti, nuk ka insistuar.
“Në marrëveshjen e SHBA-së ka pasur një pikë të 10-të për njohjen e Kosovës nga Serbia. Kjo pikë është hequr, pasi nuk ka pasur insistim nga pala kosovare. Tani, Kosova duhet të zbatojë marrëveshjen, por duhet ta bëjë përgjegjëse Serbinë për çështjet gjeografike dhe politike. Marrëveshja ka elemente të mira, se është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, por dilema kryesore është mbajtja e Serbisë si përgjegjëse”, ka thënë Hoxhaj, në një deklaratë për News24. /Gazeta Sinjali/