image Hoxhaj: BE-ja duhet t'i përmbushë obligimet karshi Kosovës

Politikë

Hoxhaj: BE-ja duhet t’i përmbushë obligimet karshi Kosovës

news image

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj me rastin e Ditës së Evropës ka thënë se kjo ditë fatkeqësisht Kosovën po e gjen pa liberalizim të vizave, status të kandidatit dhe pa rrugë të qartë për të ardhmen evropiane.

Në një postim në Facebook, Hoxhaj ka shkruar se Qeveria Kurti, në të kaluarën nga pozicioni i opozitës ka lëkundur besimin e qytetarëve të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe ka dëmtuar shumë herë progresin e arritur.

Ai ka kritikuar edhe Bashkimin Evropian për vonesën në përmbushjen e premtimeve dhe obligimeve karshi qytetarëve të Kosovës.

“Kosova nuk ka tjetër alternativë dhe duhet të mbetet e përkushtuar në orientimin e saj evropian, por edhe Evropa duhet të tregohet serioze dhe e angazhuar në plotësimin e obligimeve ndaj qytetarëve tanë”, ka shkruar Hoxhaj./Gazeta Sinjali/