image Hoxhaj: Ata që nuk bashkëpunojnë me PDK-në, mbeten në opozitë!

Kosovë

Hoxhaj: Ata që nuk bashkëpunojnë me PDK-në, mbeten në opozitë!

news image

Në situatën e re politike kur të gjitha subjektet po shprehin qëndrime pro dhe kundër koalicioneve për zgjedhjet e parakohshme, Partia Demokratike e Kosovës është ajo e cila po merr më së shumti “vija të kuqe” .

Atyre që janë shprehur kundër PDK-së, i është kundërpërgjigjur nënkryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj.

Ai ka shkruar në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, se ato parti që nuk e pranojnë PDK-në si partnere,  mbeten në opozitë ose nuk e kalojnë pragun zgjedhor.

“Kur dikush flet për vijat e kuqe në mes të partive politike në Kosovë dhe i referohet PDK-së, duhet ta ketë të qartë një gjë: ka dy nivele të mospranimit të tjetrit në politikë. I pari është mospranimi i një partie ku për çfarëdo arsye e besimi ideologjik mbetet përherë në opozitë dhe niveli i dytë i mospranimit është mos kalimi i pragut zgjedhor dhe frika nga humbja. Kjo e fundit i ka tmerruar partitë pa gjasa në zgjedhje”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.