image Hoxhaj akuzon Kurtin: Po i nënshtrohet Serbisë për ndarjen e Kosovës

Politikë

Hoxhaj akuzon Kurtin: Po i nënshtrohet Serbisë për ndarjen e Kosovës

news image

Ushtrues i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po i mashtron qytetarët, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoxhaj këtë deklaratë e ka thënë sot, derisa ka shtuar se Kurti dhe vartësit e tij janë mohues të lirisë dhe pavarësisë.

 “Mos e takoni Vuçiqin pa kërkuar falje Serbia për krimet gjenocidiale në Kosovë dhe pa i kthyer të pagjeturit, thoshte Albin Kurti. E sot jo vetëm po e takon pa ndodhur asnjëra nga këto, por ai i është nënshtruar Serbisë dhe Vuçiqit pa kushte dhe po e përgatitë ndarjen e Kosovës. E këtij mashtruesi do t’i themi ndal kur të vjen koha”, tha ai.

Tutje ai ka shtuar se Kurti me arsyetimin e punësimeve familjare po e dërgon qeverisjen e nivelit qëndror drejt modelit të komunave të udhëhequra nga kjo parti.

 “Çka bënë daja për nipin? E shtin në punë. Ky është model i kësaj qeverie ku fatkeqësisht është provuar në komunat si Prizreni dhe Prishtina e do ta përjetojmë edhe në nivel qëndror së shpejti.”, theksoi Hoxhaj./Gazeta Sinjali/