image Hoxhaj: A do ta ruajmë këtë demokraci apo ky vend do përfundojë në diçka tjetër?

Politikë

Hoxhaj: A do ta ruajmë këtë demokraci apo ky vend do përfundojë në diçka tjetër?

news image

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka qenë kundër marrëveshjes në Rambuje, kundër pakos së Ahtisaarit dhe kundër demarkacionit me Malin e Zi.

Në një tubim elektoral në Ferizaj, Hoxhaj i ka pyetur simpatizantët e PDK-së, se a dëshirojnë ta ruajnë këtë demokraci apo sipas tij, ky vend rrezikon të përfundojë në diçka tjetër.

Hoxhaj e ka kujtuar Konferencën e Rambujesë të cilën e ka cilësuar si marrëveshjen e parë të Kosovës me komunitetin ndërkombëtar.

“Albin Kurti e ka kundërshtuar marrëveshjen në Rambuje, Pakon e Ahtisaarit, demarkimin e kufirit me Malin e Zi dhe marrëveshjen e Washingtonit. A do të votoni për dikë që i beson Amerikës, apo dikë që i beson dikujt tjetër?”.

“Andaj ju ftoj që të mendoni mirë, a do ta ruajmë këtë demokraci të re dhe këtë shtet të ri apo do të përfundojë ky vend në diçka tjetër. Ne jemi diga e vetme kundër popullizmit”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/