image Hoxha shqiptar në Dallas e lut Zotin që ta udhëzojë Kurtin në vendimet e tij

Politikë

Hoxha shqiptar në Dallas e lut Zotin që ta udhëzojë Kurtin në vendimet e tij

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e mbrëmë në Dallas takoi një hoxhë shqiptar.

Imami i xhamisë shqiptare “Dallas Fort Worth”, tha se e lut Zotin që ta udhëzojë Kurtin në vendimet e tij për shtetin e tij.

Gjithashtu, ai tha se te kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e pa një njeri të thjeshtë, të respektueshëm dhe me këmbë në tokë.

“Mbrëmë pata nderin të takohem me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Edhe pse sinqerisht nuk di shumë për politikat e tij dhe qëndrimet e tij për çështjet islame, e pashë të ishte një njeri shumë i sjellshëm, me këmbë në tokë, i respektueshëm dhe pasionant. Gjëja që më ra më shumë në sy ishte kur u njoha me të si imam (hoxhë) i qytetit, ai buzëqeshi dhe më pas më caku dorën si dy shokë adoleshente, më mbajti dorën, më tërhoqi dhe më përqafoi duke a bërë me dije se ai ishte i lumtur që pa një hoxhë atje. Më pas më bëri disa pyetje dhe patëm një bisedë të shkurtër. Ai padyshim që më bëri të buzëqeshja. E lus Allahun që ta udhëzojë në çdo gjë të mirë dhe t’i udhëzojë vendimet e tij në vendin e tij amin”.

/GazetaSinjali/