Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës në seancën e sotme të Kuvendit për gjendjen me pandeminë COVID-19 në vend, ndër të tjera, ka ngritur çështjen e mësimit online, raporton Gazeta Sinjali.
Përkatësisht, ajo u shpreh e shqetësuar që rreth 12 për qind e fëmijëve nuk kanë pasur mundësi teknike për ndjekjen e mësimeve online.
Në këtë grup ajo tha se hyjnë fëmijët e grupeve të margjinalizuara, fëmijët e komuniteteve joshumicë dhe fëmijëve me nevoja të veçanta.
“Nuk ka përgjigje se çfarë ka ndodhë me atë fëmijë, që nuk kanë pasur fare qasje në mësimin online tash e dy vite. Ju kujtoj që ata kanë qenë fëmijë të grupeve të margjinalizuara: romë, egjiptianë, ashkalinj dhe persona me nevoja të veçante. A ju kemi blerë pajisje atyre familje, që të kenë qasje sot nëse mbyllen shkollat dhe i kthejmë online, për shkak të pandemisë”, tha ajo./GazetaSinjali/