Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka zhvilluar një takim me kryediplomaten Donika Gërvalla.
Siç ka bërë të ditur Hovenier përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, në takim ka qenë i pranishëm edhe diplomati Anell Bajra.
Këtij të fundit, i ka uruar një vit të suksesshëm në Byronë e Çështjeve të Arsimit dhe Kulturës në Departamentin e Shtetit.
“Lidhjet tona të forta mbështesin partneritetin e zyrave tona të marrëdhënieve të jashtme në këtë shkëmbim”, ka shkruar Hovenier
Postimi i plotë i ambasadorit:
Kënaqësi të takohem me kryediplomaten Donika Gërvalla dhe diplomatin kosovar Anell Bajra sot. I uroj Anellit një vit të suksesshëm në punën e DC @StateDept Byroja e Çështjeve të Arsimit dhe Kulturës @ECAatState. Lidhjet tona të forta mbështesin partneritetin e zyrave tona të marrëdhënieve të jashtme në këtë shkëmbim.