Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ka nderuar policët e Kosovës, që kanë humbur jetën gjatë detyrës.
Ambasada amerikane përmes një postimi në Twitter, ka nderuar të gjithë policët në Kosovë, SHBA dhe në të gjithë botën që kanë humbur jetën apo janë plagosur në krye të detyrës.
“Sot ne nderojmë policët e guximshëm në Kosovë, SHBA dhe në mbarë botën që humbën jetën ose u plagosën duke mbrojtur komunitetet tona, duke garantuar sigurinë tuaj”, ka shkruar kjo ambasadë në Twitter.