image Hovenier merr pjesë në ceremoninë e ndezjes së qirinjve në Prishtinë

Sociale

Hovenier merr pjesë në ceremoninë e ndezjes së qirinjve në Prishtinë

news image

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka marrë pjesë në një ceremoni për nder të policit të vrarë, Afrim Banjaku, ku është bërë ndezja e qirinjve.

Ambasada Amerikane përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se, Hovenier ka thënë se bashkë me të kanë qenë edhe përfaqësues të tjerë nga komuniteti ndërkombëtar, e të Kosovës.

”U bashkuan përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar në një ceremoni të ndezjes së qirinjve për nder të policit të Kosovës Rreshter Afrim Bunjaku, i vrarë sot në krye të detyrës. Edhe një herë i shpreh ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe kolegëve të policit.” – thuhet në njoftimin e ambasadës.

/GazetaSinjali/