Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur se partia e tij, Lidhja Demokratike e Kosovës ka formuar një grup ekspertësh për të vlerësuar pasojat ekonomike nga pandemia Covid-19.
“Bazuar në këtë vlerësime, ekspertët do të zhvillojnë masat konkrete për mbështetje të: ekonomisë private dhe punësimit, ndërmarrjeve publike, bujqësisë, sektorit të prodhimit, mbrojtjen e grupeve më të rrezikuara të shoqërisë siç janë ata që janë në skema sociale dhe ata që mbesin të papunë si rezultat i pandemisë, e kështu me radhë.”, ka shkruar Hoti.
Më tutje, masat sipas Hotit do të jenë për këtë vit dhe vitin e ardhshëm dhe do të përfshijnë pako të ligjeve që stimulojnë sektorin privat dhe që sigurojnë diskrecion të qeverisë për të mobilizuar financim adekuat për rimëkëmbje të shpejtë të ekonomisë./ Gazeta Sinjali/