image Hoti takohet me Tusk, kërkon heqjen e vizave për Kosovën

Politikë

Hoti takohet me Tusk, kërkon heqjen e vizave për Kosovën

news image

Kryeminstri i Kosovës, Avdullah Hoti, është pritur sot në takim nga presidenti i Partive Popullore Evropiane (EPP), Donald Tusk, me të cilin biseduan për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, e në veçanti për menaxhimin e pandemisë COVID 19 dhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

Hoti përmes një postimi në Facebook tha se kanë biseduar edhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe nevojën urgjente për përmbylljen sa më të shpejtë të këtij procesi.

“Një ndër çështjet e diskutuara në këtë takim ishte edhe procesi i dialogut me Serbinë, me ç’rast shpreha gatishmërinë e institucioneve të vendit për vazhdimin e dialogut, për arritjen e një marrëveshjeje finale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, e cila do të rezultojë me njohje reciproke. Në takim me z. Tusk është vlerësuar lartë edhe roli që ka LDK-ja në të gjitha zhvillimet politike në vend, si parti anëtare e Partive Popullore Evropiane (EPP)”, shkroi Hoti në Facebook./Gazeta Sinjali/