image Hoti reagon pas kërkesës së Blinken: Rugova para 30 vjetësh na ka thënë ta ruajmë miqësinë me SHBA-në

Kosovë

Hoti reagon pas kërkesës së Blinken: Rugova para 30 vjetësh na ka thënë ta ruajmë miqësinë me SHBA-në

news image

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas letrës së sekretarit amerikan Antony Blinken drejtuar Aleksandar Vuçiqit, përmes së cilës i kërkoi atij njohje reciproke me Kosovën, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se duhet të ruajmë raportet miqësore me ShBA-të.

Këta janë miqtë e vërtetë të Kosovës. Duhet ta ruajmë miqësinë speciale me SHBA-të. Presidenti Rugova, një burrështetas vizionar e ka thënë këtë para 30 vitesh. Dialogu është ri-filluar mbi parime të qarta në Qeverinë e kaluar – dialog vetëm për marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke, pa u cenuar karakteri unitar i shtetit të Kosovës dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës. Mbi këto parime kemi fituar mbështetjen e partnerëve tanë për këtë proces”, ka shkruar Hoti.

/GazetaSinjali/