I pari i ekzekutivit, Avdullah Hoti, thotë se projektet që janë të përfshira në marrëveshjen që u nënshkrua më 4 shtator në Washington, me ndërmjetësimin e Presidentit Trump, do të fillojnë së zbatuari gjatë muajve të ardhshëm, shkruan Gazeta Sinjali.
Këto komente, Hoti i bërë gjatë takimit me Këshillin Kombëtar për Ekonomi dhe Investime.
“Në fund atë që deshta të sjellë në vëmendje është një listë e zhvillimeve të marrëveshjeve ekonomike dhe politike që lidhen me Kosovën, për të cilën besoj që komuniteti duhet të jetë i përgatitur për këto zhvillime në muajt e ardhshëm. Ndoshta e kemi diskutuar edhe më herët për Marrëveshjen e Washingtonit. Është një listë bukur e gjatë e projekteve të mëdha infrastrukturore dhe energjetike, për të cilat komuniteti i biznesit dhe odat ekonomike duhet të na ndihmojnë dhe të jenë gati për të qenë pjesë e zbatimin e këtyre marrëveshjeve, pjesë e procedurave”, ka deklaruar Hoti.
Hoti e ka veçuar marrëveshjen për hekurudhën dhe autostradën.
“Në veçanti hekurudhën dhe autostradën por edhe sjelljen e gazit në Prishtinë, por edhe hekurudha për në Durrës që janë projekte të mëdha dhe që kërkojnë përfshirje bukur të gjerë ndërsektoriale të bizneseve”, ka thënë Hoti./Gazeta Sinjali/