image Rama insiston për Shengenin Ballkanik: Duhet të jemi bashkë për hapësirat e përbashkëta

Politikë

Rama insiston për Shengenin Ballkanik: Duhet të jemi bashkë për hapësirat e përbashkëta

news image

Në mesin e shumë çështjeve, pas takimit me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hotin, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u rikthye të flasë për Shengenin Ballkanik.

Rama theksoi se Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë bashkë në këtë tryezë.

“Patjetër që unë nuk kam se si të ndryshojë mendim lidhur me domosdoshmërinë që ne të jemi bashkë, Shqipëria dhe Kosova, edhe në tryezën e Shengenit Ballkanik, i cili nuk është një alternativë e integrimit tonë në BE, por krijimi i një hapësire të përbashkët, ndërkohë që ne përpiqemi të hyjmë në BE, duke shfrytëzuar potenciale të pashfrytëzuara. Kur flasim për potenciale të pashfrytëzuara, kush i bie ndesh kësaj iniciative vrapon ta karakterizojë si një iniciativë që lidhet me interesat e Beogradit, ndërsa unë qëndroj te interesat e shqiptarëve dhe te interesi strategjik i ynë”, u shpreh Rama.

Ai tregoi se si duhet të nis bashkrendimi i Kosovës me Shqipërinë në këtë çështje.

“Ne kemi një potencial shumë të madh të pashfrytëzuar me Kosovën dhe si mund ta bëjmë këtë? Duke vendosur në themel të këtij bashkëpunimi 4 liritë e BE-së: Lirinë e lëvizjes së njerëzve, lirinë e lëvizjes së mallrave, të shërbimeve dhe të kapitaleve”, tha Rama. /Gazeta Sinjali