Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka uruar 30 vjetorin e Deklaratës së 2 korrikut.
Hoti tha se miratimi i kësaj deklarate ishte një akt themeltar dhe me rëndësi vendimtare.
“Urime 30-vjetori i Deklaratës së 2 Korrikut! Sot i urova delegatët e Kuvendit të 2 Korrikut 1990 për miratimin e Deklaratës Kushtetuese, me të cilën Kosova shpallej njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave. Miratimi i kësaj deklarate ishte pa dyshim një akt themeltarë, me rëndësi vendimtare për historinë më të re të Kosovës e të popullit shqiptar”, ka shkruar Hoti.