image Hoti për deklaratat e Kurtit e VV-së për gjakderdhje: Fatkeqësisht ende mbijetojnë politikanë të tillë

Kosovë

Reagim/ Hoti për deklaratat e Kurtit e VV-së për gjakderdhje: Fatkeqësisht ende mbijetojnë politikanë të tillë

news image

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrin në detyrë ku përmendte “gjakderdhjen” lidhur me situatën në veri, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoti ka shprehur keqardhje lidhur me këto deklarata, duke thënë se Kosova e ka kaluar një gjakderdhje dhe se më nuk do të ketë asnjë të tillë.

“Për fat të mirë, populli i Kosovës e ka kaluar kohën e gjakderdhjes. Nuk do të ketë asnjë gjakderdhje tjetër. Por, për fat të keq ende mbijetojnë politikanë në Kosovës që në projektet e tyre të garës politike zë vend termi “gjakderdhje” në kuadër të përpjekjeve për arritje të qëllimeve të tyre politike”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Reagimi i Hotit erdhi pas deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me situatën e krijuar në veri të territorit të Republikës së Kosovës.

“Ata duan të provokojnë tensione sepse ata duan incidente. Sepse projekti i tyre për shkëmbim territorial sikur të realizohej do të shkaktonte konflikte e gjakderdhje të reja. Ai projekt dështoi. Tash duan konflikte e gjakderdhje në terren për t’u rikthyer te shkëmbimi e ndarja e Kosovës”, ishte deklarata e Kurtit./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3174618859266113?__xts__[0]=68.ARDaxWdbOaR4yd3YvVMDdrUxn47dutuoWjFrfZ_T8rN8kcrBJvrNJgRv2RHOrnyAqiM3d5trNtSGDnZ6sJhjCpXGEdzs-1BOoAQdwiAPyRVDElQS0UfTZecGctlYVx3tpmhRO7kms9_C_RmgAHZSLtzh5ew9NzNaimeNYquDwDrJiohXEWeBc3cc_Ay-vqGH-eYJcPEWuRvFjsDcLuyJ2yAsZsQyyYWLd41ush4mDvsaAT4wRVq9CvQ58f-3e5nqsgaqEdQkATMXdMV54aMnMtHnr0LalcshCRQRbRy93F6tnsiZSDjAtSTz6OyReZ40MtALptsUmi1eFZ063QsJnQ&__tn__=-R