image Hoti pas sulmit në Fushë Kosovë: Integriteti fizik i policit të Kosovës është i pacenueshëm

Kosovë

Hoti pas sulmit në Fushë Kosovë: Integriteti fizik i policit të Kosovës është i pacenueshëm

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka dënuar sulmin e djeshëm ndaj dy zyrtarëve policorë në Fushë Kosovë, duke e quajtur të papranueshëm, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoti përmes një postimi në Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve, që në rast se kanë ndonjë pakënaqësi me kryerjen e detyrave nga ana e policëve, t’i drejtohen Inspektoratit Policor.

“Sulmi ndaj policëve është i papranueshëm. E dënoj dhunën e ushtruar ndaj policëve të Kosovës, të cilët u sulmuan mbrëmë nga disa qytetarë në Fushë Kosovë, pasi paraprakisht kishin shqiptuar gjobë kundërvajtëse në trafik. I ftoj qytetarët që për të gjitha vërejtjet dhe pakënaqësitë eventuale me kryerjen e detyrave nga ana e policëve të Kosovës, t’i shfrytëzojnë mekanizmat ligjorë, t’i drejtohen Inspektoratit Policor, të drejtën e tyre ta kërkojnë edhe në gjykatë. Integriteti fizik i policit të Kosovës është i pacenueshëm”, ka shkruar Hoti./GazetaSinjali/