image Hoti dhe Osmani u dakorduan për lirimin nga detyra të shefit të AKI-së

Politikë

Hoti dhe Osmani u dakorduan për lirimin nga detyra të shefit të AKI-së

news image

Kryeministri Avdullah Hoti dhe ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, kanë pasur koordinim dhe dakordim të plotë sa i përket lirimit nga detyra të drejtorit të AKI-së, Kreshnik Gashit, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar këshilltari për media nga u.d. i Presidentes, Bekim Kupina, i cili tha se Vjosa Osmani ka kërkuar nga kreu i ekzekutivit që sa më parë të dakordohen rreth udhëheqësit të ri të AKI-së.

“Ka pasur koordinim dhe dakordim të plotë ndërmjet u.d. Presidentes, dr.Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Hoti sa i përket lirimit nga detyra të drejtorit të AKI-së . U.d Presidentja ka kërkuar nga Kryeministri që sa më parë të dakordohen rreth udhëheqësit të ri të AKI-së, mbi bazën e profesionalizmit, paanësisë politike dhe integritetit”, tha Bekim Kupina, këshilltar për Media i u.d. Presidentes.

Ndryshe, sot gjatë ditës, Avdullah Hoti, i ka kërkuar Kreshnik Gashit, lirimin e detyrës së drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë.

/Gazeta Sinjali/