image Hoti thotë se pa presidentin, LDK shkon në opozitë

Marrëveshja/ Hoti thotë se pa presidentin, LDK shkon në opozitë

news image

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk lejon që LDK të propozojë presidentin, atëherë kjo e fundit do të shkojë në opozitë.

 “Nëse nuk marrim postin e presidentit, shkojmë në opozitë”, ka thënë Hoti.

Sipas Hotit, LDK gjithmonë ka emëruar njerëzit e duhur në pozita udhëheqëse.

“Ne jemi partia më e vjetër në Kosovë dhe si të tillë kemi përvojë në ndërtimin e institucioneve. Po ashtu ne jemi parti shtetndërtuese dhe si e tillë kemi futur historikisht njerëzit më të mirë të mundshëm nëpër poste drejtuese”, tha Hoti.

Hoti nuk e konsideron kushtëzim kërkesën e LDK-së për propozimin e kandidatit për president.

“Ky nuk është kushtëzim. Është një qasje ferr nga partia më e vjetër në Kosovë e cila po pranon që kryeministri të i takojë Lëvizjes Vetëvendosje”. /Gazeta Sinjali/