image Hoti në takim virtual me ambasadorët e BE-së, pret njohje reciproke me Serbinë

Politikë

Hoti në takim virtual me ambasadorët e BE-së, pret njohje reciproke me Serbinë

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar një takim virtual me ambasadorët e Bashikimit Evropian, ku është diskutuar për situatën e përgjithshme në vend.

Hoti ka falënderuar ambasadorët e vendeve të BE-së për ndihmën e dhënë Kosovës në përballimin e situatës me pandeminë COVID-19. Ai po ashtu ka shprehur përkushtimin e Qeverisë për parandalimin dhe menaxhimin sa më efikas të kësaj pandemie, si dhe për rimëkëmbjen ekonomike.

“Ndihma e vendeve partnere dhe institucioneve ndërkombëtare ka dhënë efekte pozitive dhe presim që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen”, tha Hoti

Hoti ka njoftuar ambasadorët për procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe ka thënë se pret që ky proces të përmbyllet me marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe obliguese ligjërisht, me njohje reciproke midis dy vendeve.

Po ashtu, kryeministri Hoti ka thënë se liberalizimi i vizave do të krijonte mundësi të reja për qytetarët dhe bizneset e Kosovës, që do të kontribuonte në zhvillimin ekonomik të vendit. /Gazeta Sinjali/