image Rohde bashkë me ambasadorët gjermanë të rajonit vizitojnë Manastirin e Deçanit

Kosovë

Rohde bashkë me ambasadorët gjermanë të rajonit vizitojnë Manastirin e Deçanit

news image

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, sot së bashku me kolegët e tij që janë ambasadorë në vendet e rajonit kanë vizituar Manastirin e Deçanit.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Rohde, i cili tha se kjo vizitë është e paharrueshme.

Gjithashtu, ai ka falënderuar Sava Janjicin për mikpritjen dhe diskutimin që kanë pasur.

Ambasadori Rohde ka thënë se me këtë vizitë e kanë përmbyllur konferencën rajonale të ambasadorëve gjermanë në rajon.

/GazetaSinjali/